Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Raportohet për mungesë të oksigjenit në Spitalin e Gjakovës

Oksigjeno- terapia tek pacientët me COVID-19 përdoret për pacientët të cilët kanë nevojë për oksigjen, mirëpo në Spitalin Rajonal të Gjakovës ka raportime se ka mungesë oksigjeni.

Agon Batusha, i cili ka raportuar për këtë rast ka thënë se tash e disa ditë kanë kërkuar furnizim me oksigjen. Sipas tij askush nuk ka reaguar në lidhje me këtë.

“Jetërat e njerëzve po rrezikohen nga moskokqarja juaj, mjekëve dhe infermierëve po ua pamundësoni punën. Jeni përgjegjës si institucion dhe si zyrtar për këto punë. Reagoni”, ka shkruar Agon Batusha.

 

KALLXO.com është munduar të flas me drejtorin e spitalit, Hilmi Shala, por i njëjti nuk ishte i qasshëm.

Kujtojmë se në fillim të pandemisë tenderi për furnizim me oksigjen Kosovës i ka kushtuar 1.2 milion euro.

Kosova i shpenzon 1.2 milion euro për të blerë oksigjen