Pejë, 27 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 145 pacientë me COVID-19.

Nga raporti ditor i spitalit thuhet se katër pacientë me coronavirus janë duke u asistuar me maskën CPAP, ndërsa 27 janë në gjendje të rëndë si dhe 93 pacientë të tjerë janë në oksigjeno- terapi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar se në komunën e Pejës janë regjistruar 22 raste me SARS-CoV-2.

Aktualisht komuna me më së shumti raste pozitive me coronavirus është Prishtina.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.
Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.