COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Ministri i Shëndetësisë bën publike rezultatet e testimeve për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë publike rezultatet  nga testimet ditore për COVID-19.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë marrë 2325 mostra të coronavirusit dhe prej tyre 301 kanë rezultuar pozitiv.

Ai ka theksuar se ky është numri më i madh i testimeve ditore dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë shëndetin e njëri – tjetrit.