CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Tre persona të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me coronavirus në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, në mesin e tyre është një 61 vjeçar nga Fushë Kosova.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste dhe 1.575 raste të vdekjes si pasojë e infeksionit që nga 13 marsi kur u shfaqë rasti i parë me COVID-19.