10 forma për të qenë të shëndetshëm edhe në moshë të shtyrë

Mosha para pensionimit është koha kur njerëzit duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi shëndetit, dhe CNN ka radhitur dhjetë hapa të cilat ndikojnë në shëndet më të mirë pas këtyre viteve.

1.Bleni atlete me cilësi të larta dhe të dizajnuara posaçërisht për ecje, filloni të ecni rreth vendit ku jetoni dhe zgjateni ecjen tuaj në 30 minuta të paktën tre herë në javë ose tentoni që të rritni distancën tuaj në këmbë për 10 përqind çdo javë.

2.Praktikoni ekuilibrin tuaj. Mënyra më e mirë për të shmangur rënien është ruajtja nga lëndimet ëshjtë ruajtja e mirë e ekuilibrit, praktikoni të qëndroni me njërën këmbë me sy të mbyllur për të paktën 30 sekonda.

3. Hani mëngjes të shëndetshëm, ndaloni së konsumuari diçka të ëmbël me kafe, konsideroni ta zëvendësoni kafenë më një smoothie të përzier në shtëpi me banane, fruta sezonale apo qumësht bajamesh.

4.Mos e stresoni veten, gjeni forma për të zvogëluar stresin duke mos e përdorur alkoolin ose duhanin.

5. Për ta ruajtur masën e muskujve bëni trajnime të rezistencës duke e mbajtur një shtagë në dorë ose duke përdorur mjete për peshë.

6. Uluni dhe ngrituni nga dyshemeja, kështu e forconi veten.

7. Sfidoje vetën në shpejtësi, është mirë që të sfidoheni për të parë se sa shpejt po arrini të kryeni punë të ndryshme.

8. Besoni në vete, është shumë e rëndësihme që t’i besoni vetes për t’ia dalë me çdo gjë tjetër.

9. Niseni një projekt që ka rëndësi për ju, mund të jetë të shkruani një libër apo diçka që ju doni të bëni.

10. Pranojeni vetëpërmirësimin. Disa e quajnë këtë mësim gjatë gjithë jetës. Të jetosh një mënyrë jetese të shëndetshme kërkon mësim të vazhdueshëm dhe vetë-përmirësim.