Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Prokuroria ngecë në ndjekjen e pylltarit të dyshuar për korrupsion

Prokuroria e Mitrovicës ka dështuar të procedoj tutje një rast të tolerimit të vjedhjes së pyjeve.

Procesi gjyqësorë ndaj pylltarit Ismet Tahiri ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës në gjykim të prokurorit Naim Beka.

Prokuroria pretendon se Ismet Tahiri ka pranuar para nga Nimon Fejza të cilin e kishte lejuar të preje pa leje.

Akuza sqaron se për çdo dërgesë të druve Fejza kishte paguar nga 50 euro. Veprimi ishte përsëritur të paktën katër herë.

Në këtë rast i akuzuar është edhe Sylë Fejza i akuzuar për pengim të personave zyrtar.

Fejza akuzohet së në qershor të vitit 2016, gjithashtu në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës me kanosje serioze ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Kujtojmë se ky rast ishte shtyrë edhe me datën 5 prill, për shkak të mungesës së të akuzuarit Sylë Fejza.

 

https://kallxo.com/deshton-seanca-ndaj-te-akuzuarit-per-ryshfet/