QKUK | Foto: KALLXO.com

QKUK, prishet aparatura për trajtimin e të sëmurëve me kancer

KALLXO.com ka pranuar një raportim nga qytetarët të cilët thonë se ka disa ditë që ata nuk mund të marrin shërbim në Institutin e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të mosfunksionimit të aparaturës së radioterapisë.

“Zyra për informim në QKUK ju konfirmon se ka kontratë për servisim të aparaturës në radioterapi dhe pritet që konform kontratës të bëhet servisimi dhe sjellja e pjesës si material shpenzues të sjellet nga kompania”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Edhe Drejtori i Institutit të Onkologjisë, ilir Kurtishi, konfirmon se kjo aparaturë aktualisht është jashtë funksionit.

“Qe shtatë ditë është jashtë funksionit, janë lajmëru pacientët”, tha Kurtishi për KALLXO.com.

Kurtishi shtoi se një pjesë është porositur në Angli pasi që “aparati është i vjetër”.

Radioterapia përdoret si pjesë e trajtimit të pacientëve me kancer.