Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan - Foto: REL/TASS
Putin dhe Erdogan do të diskutojnë për ‘zonën e sigurisë’ në Siri
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Rusisë, Recep Tayyip Erdogan, do të takohen të mërkuren në Moskë.
Turqia ka njoftuar se takimi do të përqëndrohet në propozimin e Ankarasë për krijimin e një “zone të sigurisë” në Siri.
Një komunikatë e lëshuar para takimit, nga ana e Kremlinit, thotë se presidentët Putin dhe Erdogan “do të diskutojnë për Sirinë”.
Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta të konfliktit në Siri.
Rusia mbështet Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, përderisa Turqia është në anën e luftëtarëve opozitarë të cilën janë kundër Qeverisë së al-Assadit.
Por Rusia dhe Turqia janë pajtuar për të koordinuar operacionet në teren pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria.