Zjarri në Hajvali - Foto: KALLXO.com

Prishtinë: Hudhen shishe molotovi mbi një lokal

Një burrë nga komuna e Prishtinës ka raportuar se një person i panjohur, ka gjuajtur një shishe molotovi në një lokal ku edhe është përhapur zjarri.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkohë që njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.