Prokuroria kërkon të sekuestrohen “Hajmali” që përdoren për fall

Në një njoftim të saj prokuroria e shtetit ka treguar se ka kërkuar nga gjykata të konfiskoj nga një person i arrestuar 3 hajmali.

Materialet janë konfiskuar tek një person që pretendonte se shëron njerëz e i cili është arrestuar të mërkurën në rajonin e Gjakovës.

Në materialet e tjera të konfiskuara përpos hajmalive prokurorial ka sekuestruar një qese me rrathë të rrumbullakët të krijuar nga folie e aluminit 7 fletore dhe 70 fletë të formateve të vogla. Tek personi prokuroria ka sekuestruar edhe disa shënime dhe një listë të pacientëve.