Prezantohen mekanizmat përcjellës të shkeljeve të të drejtave të njeriut

Instituti KIPRED bën lansimin e mekanizmit përcjellës të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Mekanizmi mbledhë dhe përcjellë të dhëna mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të raportuara në katër institucione, përfshirë policinë e Kosovës, Prokurorinë, Gjykatat, dhe Avokatin e Popullit.

Të dhënat e paraqitura përfshijnë të dhëna mbi dhunën në familje, trafikimin me qenie njerëzore, sulmet ndaj personave LGBT, sulmet ndaj gazetarëve, dhe të tjera.

Mekanizmi po ashtu përmban përshkrime të rasteve të veçanta të hetuara nga Avokati i Popullit në mënyrë që të rritet vetëdija dhe debatet publike mbi këto raste.

Ngjarja do të zhvillohet në Zyret e Avokatit të Popullit.