KIPRED: Që nga gushti deri në tetor, mediat ruse publikuan 116 lajme të rreme për Kosovën

Hulumtimi tremujor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka vënë në pah se se nga 600 lajmë të publikuara nga media të ndryshme ruse për Kosovën, 116 lajme apo 19.4% prej tyre kishin dezinformata.

Ky hulumtim po ashtu ka treguar se numëri më i  madh i dezinformatave është botuar nga mediat: Sputnik Serbia me 77, TASS 12, Russia Today 8, Russian Insider 6, Sputnik International 5, UNZ 4, Neësfront 4, The Duran 2 dhe Pravda Report 2.

Sipas këtij hulumtimi, përqendrimi kryesor i përmbajtjev e të lajmeve të botuara nga mediat ruse ka qenë i fokusuar në synime dezinformuese si: Rrënimi i themeleve të legalitetit të shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, ndryshimi i narratiave të luftës dhe të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, rrënimi i kredibilitetit të angazhimit Perëndimor në shtet-ndërtimin në Kosovë dhe në dialogun Prishtinë-Beograd si dhe paraqitja e komunitet serb dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë si të shtypura dhe të kërcënuara.

Në prezantimin e hulumtimit, drejtori ekzekutiv i organizatës KIPRED, Lulzim Peci, tha se në këtë tre mujor është vërejtur se Rusia për herë të parë e atakon Kosovën në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes deklaratave të liderëve të saj.

“Së fundi, analizat e diskurseve të lajmeve që kanë përmbajtur dezinformata dhe keqinformime malinje nga mediat e përzgjedhura, të cilat janë dorë e zgjatur e Moskës, tregojnë se, në përgjithësi, ato e ndjekin narrativat e establishmentit të politikës së jashtme të Rusisë, ndërkokë që Sputnik Serbia, Russia Today dhe TASS-i janë në ballë të këtyre veprimtarive informative malinje kundër Kosovë”, tha ai më tej.

Hulumtimi “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial” – është një raport tremujor që synon t’i analizojë deklaratat publike dhe publikimet të establishmentit të politikës së jashtme të Rusisë, dhe veçoritë e lajmeve që përmbajnë dezinformata dhe keqinformim që kanë për shënjestër Kosovën, të publikuara nga mediat ruse në gjuhën angleze dhe serbe.

Në muajin shtator ishin publikuar të dhënat për periudhën qershor-gusht e që ishin vetëm 96 lajme dezinformata nga mediat ruse, më pak se gjatë periudhës gusht-tetor.