Policia Shkel Rregullat e Trafikut (VIDEO)

Një qytetar ka dërguar një video në KALLXO.com në të cilën shihet një veturë e policisë duke lëvizur me shpejtësi rreth 80 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është  30 kilometra në orë më pak.

Videoja është filmuar në magjistralen Prishtinë Pejë. Tejkalimi i shpejtësisë në zona të banuara është kundërvajtje e cila dënohet me 65 euro gjobë.