Ilustrim: Nga një protestë kundër dhunës ndaj grave FOTO ARKIV: KALLXO.com

Policia nis fushatën ‘Dhuna nuk arsyetohet’

Me fillim në ora 10:00, Policia e Kosovës do të organizojë hapjen e fushatës “Dhuna nuk arsyetohet”.

Kjo fushatë është organizuar nga Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë  e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë.

Qëllimi i saj është  parandalimi,  vetëdijesimi dhe  ndërgjegjësimi  për dhunën në familje.

Fushata  do të realizohet në qiell të hapur në  tetë rajonet e Policisë si Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe në Mitrovicë Jugu dhe Veri.

Në Prishtinë fushata do të fillojë sot në Sheshin ”Zahir Pajaziti” ku do të shfaqen aktivitete të ndryshme nga nxënësit, po ashtu do të shpërndahen broshura dhe aktivitete të tjera nga Policia dhe KFOR-i.

23 Tetor 2018 - 07:58

Naim Krasniqi 23/10/2018 - 07:58
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend