Policia konfirmon: Një person gjendet nën gërmadhat e hotelit të shembur në Mitrovicë

Policia e Kosovës konfirmoi se një person gjendet nën gërmadhat e hotel “Adriatiku” në qendër të Mitrovicës, pjesë të të cilit u shembën sot pasdite.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KALLXO.com se nuk dihet për fatin e personit që gjendet brenda rrënojave dhe se ekipet e shpëtimit janë duke punuar në këtë rast.