Fotografi nga kampi për të rinjtë serbë i mbajtur vitin e kaluar në Rusi.

Policia e Serbisë mbyll kampin e stilit ushtarak për të rinjtë

Policia e Serbisë ka mbyllur një kamp të drejtuar nga veteranët në malin Zlatibor i cili ofronte trajnime për fëmijët 14 vjeçarë, duke u thirrur në shqetësime dhe abuzime të mundshme të fëmijëve.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, tha të premten se kampi i drejtuar nga veteranët serbë e rusë që jepte trajnime ushtarake për të rinjtë dhe të rriturit u mbyll të enjten në mbrëmje.

“Ne lëshuam një urdhër për ta mbyllur kampin për shkak të abuzimit të mundshëm të fëmijëve dhe prishjes së rendit publik”, tha Stefanoviq.

Asociacioni serb i Pjesëmarrëse në Konfliktet e Armatosura në ish Jugosllavi, OUSYU, organizoi Kampion Patriotik të të Rinjve në Zlatibor i cili u hap më 9 gusht dhe duhej të zgjaste deri më 18 gusht.

Në këtë kamp, fëmijët dhe të rritur e veshur me uniforma,të moshës 14 deri 23 vjeç, kanë marrë trajnime ushtarake përfshirë ndihmën e shpejtë dhe aftësi mbijetese nga veteranët rusë dhe serbë.

Rrjeti ndërkombëtar televiziv rus RT ka publikuar një video të shkurtë nga kampi.

Presidenti i UOSYU, Zhelko Vukeliq, tha se policia erdhi të enjten në mbrëmje, pas orës 22, dhe kërkoi që të lirohet kampi i Zlatiborit, por tha se ata nuk treguan një urdhër me shkrim.

“Ne u thamë atyre që nuk është e drejtë që të vijnë kështu dhe se ne nuk kemi shkelur asnjë ligj”, tha Vukeliq për BIRN duke shtuar se nuk kishte armë në kamp dhe se fëmijët po trajnoheshin me armë plastike.

Milan Stamatoviq, kryetar i komunës Cajtina,në të cilënu mbajt kampi, tha për BIRN se imazhi negativ i kampit ishte krijuar “për arsye politike”.

“Ata larguan fëmijët sikur të kishin qenë armiqtë më të mëdhenj”, tha Stamatoviq, lider i partisë së ekstremit të djathtë të Serbisë, Partia e Shëndetit e Serbisë.

Vitin e kaluar, një kamp i tillë qe organizuar në Ruso gjithashtu nga i njëjti asociacion.