Plani i Policisë për Sezonin Dimëror

Prej ditës së sotme Policia e Kosovës mund të gjobisë ngasësit e automjeteve që nuk kanë me vete pajisjet dimërore.

Sipas policisë, në këtë periudhë kohore prej sot e deri më 15 mars janë të obligueshme të gjitha pajisjet dimërore si gomat për vozitje në kushte dimërore, zinxhirët, ndërsa automjetet duhet të jenë në gjendje të mirë teknike.

Policia ka njoftuar se gjobat për persona juridikë për mospasje të pajisjeve dimërore janë prej 100 deri në 300 euro, ndërsa për personat fizikë 40 euro.

Policia, sipas planit, do të kryejë kontrolle për të parandaluar aksidentet.

Gjashtë ditë më parë policia apeloi për kujdes të pjesëmarrësve në trafik, pasi në dy aksidente vdiqën 3 persona.

Prej ditës së sotme Policia e Kosovës mund të gjobitë ngasësit e automjeteve që nuk kanë me vete pajisjet dimërore.