‘Përroi i njelmët’, lagjja e harruar e kryeqytetit

Banorët e lagjes “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, kanë një mori ankesash dhe vërejtjesh ndaj pushtetit lokal.

Gropat në rrugë, mungesa e ujësjellësit dhe  e trafikut urban janë problemet me të cilat përballen tash e sa kohë banorët e kësaj lagjeje.

Ata thonë se Komuna nuk ka investuar pothuajse asgjë në lagjen e tyre.

“Sipas meje, ma marre nuk ka që është shtru asfalti qeshtu. Ka pasë mu shtru 10 cm është shtru 3 cm”, thotë një banor i moshuar.

“Ka gropa gjithkah. Duhet me kalu herë në njërën anë e herë në tjetrën anë të rrugës dhe është shumë e rrezikshme”, thotë një qytetar tjetër.

“Banorët e rreth 150 shtëpive të lagjes duhet me shku në këmbë te ‘Amortizerët’ për me hypë në autobus për me shku në qytet. 20 minuta duhet me ecë”, thotë banori.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, Habib Qorri, arsyetohet me mungesën e kushteve teknike për zgjerimin e rrugës dhe qarkullimin e autobusëve.

“Aty duhet të bëhet një riprojektim i rrugës, të bëhen shpronësime, në mënyrë që të fitohet gjerësia e rrugës, e cila është shumë e ngushtë”, thotë Qorri. /21Media