Pejë – Gjendet një person i vdekur në Vitomericë

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Vitomericë të komunës së Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Driton Rugova nga stacioni policor në Pejë.

“Rreth orës 06:55 minuta Policia ka pranuar një informatë se një trup i një personi është gjetur i shtrirë në rrugë në fshatin Vitomericë. Me të marrë këtë informatë ekipet e policisë kanë dal në vendin e ngjarjes. Dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Policia është duke hetuar ende dhe në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit. Në koordinim me prokurorin policia është duke i zhvilluar të gjitha procedurat rreth këtij rasti. Ende jemi në fazën fillestare të mbledhjes së informatave dhe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së këtij personi”, ka thënë Rugova për KALLXO.com.

Rugova nuk ka dhënë detaje tjera për moshën e personit dhe as kombësinë e tij, pasi që siç ka thënë ai ende janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave dhe se për detaje tjera do të informojnë me kohë.