Foto: Facebook

Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Spitalin e Pejës, policia fillon hetimet

Një foshnjë është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete sot.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Sot rreth ores 08:30, Policia është informuar se një foshnjë është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe në konsultim me prokurorin e shtetit foshnja dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”- ka thënë ai.