Ilustrim

Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohet një person

Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Pejës.

Për shkak të këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:40, Policia është informuar se në fshatin Jabllanicë-Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor”, tha ai.