Përleshja mes vajzave në Pejë, intervistohet një e mitur

Një vajzë e mitur është duke u intervistuar nga Policia në Pejë pas përleshjes në stacion e autobusëve gjatë ditës së sotme.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rastin e kemi kuptuar nga mediat, mirëpo menjëherë njësitet relevante kanë dalë për të kuptuar si ka ndodhur ky rast dhe për t’i identifikuar personat. Personat janë identifikuar. Njëra nga të dyshuarat është në stacion duke u intervistuar. Personi që është duke u intervistuar është i moshës së mitur. ”, tha ai.

Në rrjete sociale është duke u qarkulluar një video në të cilën janë përfshirë në një përleshje dy vajza në stacionin e autobusëve në Pejë.