Pasuria e Kryetarit të ri të KGJK-së

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot e zgjodhi kryesuesin e saj të ri i cili pritet të udhëheqë me këtë institucion për një mandat tre vjeçar.

Skender Çoçaj u zgjodh kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës pasi që mundi kundërkandidatin e tij, kryesuesin paraprak Nehat Idrizin.

Karriarra e të parit të KGJK-së

Skënder Çoçaj tashmë kryesuesi i ri i KGJK-së ka qenë gjykatës në Gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe njëherësh edhe nënkryetar i kësaj Gjykate.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion si pasuri të paluajtshme i pari i KGJK-së ka të deklaruar një shtëpi në sipërfaqe prej 200.00 m2, për të cilën ka deklaruar se është e trashëguar nga bashkësia familjare, vlera e së cilës është 70,000.00 euro.

Çoçaj ka të deklaruar edhe një veturë të tipit Passat vlera e të cilit është 8,300.00 euro.

Para të kursyera ka deklaruar shumën prej 2000 eurove ndërsa ka deklaruar se ka edhe një kredi në vlerë prej 3600 eurove.

Të hyrat vjetore nga paga, Çoçaj i ka të deklaruara 18,180 euro.