Pamje të rënda nga aksidenti ku vdiq 25 vjeçari nga Zvicra - VIDEO

Pamjet nga vendi i aksidentit me fatalitet janë shumë të rënda. Kështu tregojnë fotografitë e dërguara nga disa qytetarë në adresë të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes ku vdiq një i ri në vetaksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj mëngjesin e sotëm.

 

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë, lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Trupi i pajetë i viktimës mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës pas konstatimit të vdekjes me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës S.K. mashkull, 25 vjeç, shtetas i Zvicrës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e trafikut janë duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë për KALLXO.com.