Foto-ilustrim

Një i vdekur në aksidentin afër Podujevës

Një person ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 afër Podujevës.

Vdekjen e viktimës për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhur aksident  trafiku në fshatin Bajqinë të Podujevës, ku e përfshirë ka qenë një veturë. Si pasoje e aksidentit janë lënduar dy persona, njëri prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas zëdhënëses së Policisë, personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.