Ngjarjet e ditës së martë, 15.05.2018

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes hapet ekspozita dhe publikimi i librit “Baballarët e Kosovës”. Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 09:45 – 12:00)

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë në konferencën kombëtare vjetore të shkencës “Java e Shkencës 2018”. (Hoteli “Internacional”, Prishtinë, ora 10:00)

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë organizojnë manifestimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes. (SOS Fshati i Fëmijëve, ora 10:00)

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) mban konferencën e “Finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (International Business College Mitrovica, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Handikos Ferizaj lanson projektin “Qeverisje përfshirëse për personat me aftësi të kufizuar”. (Restaurant “DEJA”, Ferizaj, ora 11:00)

Myftiu Naim Tërnava mban konferencë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 12:00)

Instituti Riinvest bën promovimin e librit “Ekonomia e Kosovës”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S II, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të dy marrëveshjeve grant për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta”, dhe ”Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave”. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

Me rastin e 15 përvjetorit të RIT Kosovo mbahet ceremonia e 14-të e diplomimit si dhe konferenca për shtyp me Gjeneralin Wesley K. Clark. (Auditoriumi i RIT Kosovë, ora 16:00)

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë në mbrëmjen festive për mbledhjen e fondeve për bursa të studentëve, të organizuar nga AUK “Përkrah rrëfimin e ardhshëm të suksesit”. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 18:30)