Dy këshilla për vend të pastër të punës
19.7.2018 - 00:07
Është shumë e rëndësishme që vendi juaj i punës të jetë i pastër.
Andaj më poshtë u sjellim dy këshilla për të krijuar një ambient të mirë dhe të pastër të punës.
Pastroni, ndani dhe qartësoni hapësirën tuaj
Mos mbani gjëra të vjetra e të panevojshme në rrethin tuaj.
Merreni shportën e mbeturinave dhe filloni punën, kështu do të lironi hapësirën për gjërat që ju nevojiten me të vërtetë.
Mos e ngarkoni zyrën me gjërat e juaja personale.
Gjeni vend për çdo gjë
Në mënyrë që të shmangni tollovitë e ardhshme, secili gjësend në zyrën tuaj duhet të ketë vendin e vet.
Tollovia ndodh kur gjërat nuk kanë vendin e caktuar./21Media