Foto: Monaco/twitter

Zyrtare: Monaco transferon Gelson Martins nga Atletico Madrid (Foto)

Skuadra franceze Monaco edhe zyrtarisht e ka transferuar sulmuesin e Atletico Madridit Gelson Martins.

Monaco sot e ka konfirmuar transferimin e Martinsit, duke e marrë në huazim deri në fund të këtij sezoni.

Gelson Martins në fillim të sezonit u transferua te Atletico Madrid si transfer i lirë nga Sporting Lisbona, por deri më tani nuk ka arritur ta tregojë veten te skuadra spanjolle për shkak të minutazhës së vogël.

Ndërsa, Monaco e ka transferuar Martinsin në mënyrë  që t’i ndihmojë në këtë edicion që të mbijetojnë në Ligue 1, pasi janë në vendin e parafundit në tabelë dhe rrezikojnë rënien nga liga.