Foto: AS ROMA/Twitter

‘Zaniolo dhe Pellegrini janë lider të Romës

Presidenti i Romës James Pallota, ka folur për dy mesfushorët e rinjë Nicolo Zaniolon dhe Lorenzo Pellegrinin.

Zaniolo dhe Pellegrini e ndihmuan Romën, në fitoren e djeshme ndaj Portos, të cilën italianët e fituan me rezultat 2-1. Të dy golat për ‘ulkonjat’ i shënoi Nicolo Zaniolo.

Pallota ka thënë se kanë luajtur shumë mirë si ekip dhe i vie keq që pranuan gol.

“Mendoj që kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe ishte për keqardhje që pranuam atë gol nga Porto”, ka thënë Pallota për “SiriusXM”.

Ai ka folur edhe për Zaniolon dhe Pellegrinin duke i konsideruar si lojtar intelegjent dhe si e ardhmja e klubit.

“Lojtarë si Nicolo dhe Lorenzo, janë intelegjent të matur. Unë besoj që këta dy mund të jenë lidër të Romës në të ardhmen”, ka potencuar presidenti i Romës.