WhatsApp i Rremë Shkarkohet një Milion Herë nga Play Store

Google ka larguar versionin e rremë të aplikacionit të popullarizuar WhatsApp nga Play Store, pasi që ishte shkarkuar një milion herë.

Nën emrin “Update WhatsApp Messenger“, shkruante se është firma e njëjtë e cila prodhon edhe chat-in origjinal “WhatsApp Inc.“

Megjithatë, shfrytëzuesit e Reddit, të cilët kërkuan kodin e burimit të aplikacionit, kanë vërejtur se aplikacioni i rrem ka përdorur karaktere të padukshme në fund të emrit të prodhuesit, dhe është dukur identik me kompaninë e vërtetë.

Aplikacioni vazhdimisht ka emituar reklama dhe te disa përdorues ka instaluar softuer./ 21 Media.