Vendet e Evropës ku konsumohet më së shumti alkooli

Të dhënat e publikuara nga Eurostati  tregojnë se  shtetet e Balltikut shpenzojnë një pjesë të madhe të parave të tyre për pije alkoolike.

Të dhënat tregojnë se banorët e këtyre zonave shpenzuar 130 miliardë dollarë  për pije alkoolike.

Estonia është shteti që ka shpenzuar më shumë në drejtim të blerjes së pijeve alkoolike gjatë 2018, rreth 5.2 për qind, e ndjekur nga Letonia (4.9%) dhe më pas nga Lituania me (4%).

Këto tre shtete të tjera më pas janë ndjekur nga Polonia (3.5%), Republika Çeke (3.3 për qind) dhe Hungaria (3%), transmeton ‘monitor’.

Në fund të kësaj renditjeje është Spanja, me konsumin më të ulët të alkoolit, rreth 0.8 %, ndërsa Greqia dhe Italia kanë shpenzuar rreth 0.9 %.