Vdes Pasi Përdor Telefonin Gjatë Banjës

Një vajzë 14 vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, me një shenjë djegieje në dorë

Një vajzë e re ka vdekur nga elektrifikimi pasi po mundohej të mbushte telefonin e saj gjatë kohës që qëndronte në vaskë.

Madison Coe ishte duke bërë banjë në shtëpinë e saj në Lovington, New Mexico, kur telefoni aksidentalisht i kishte rënë në vaskë.

Gjyshja e saj tha për KCBD se ajo është gjetur me një shenjë djegieje në dorën e saj, aty ku mbante telefonin.

Gjyshja tha: “Ajo ishte shumë e mençur. Një studente shumë e mirë në shkollë. Ajo e donte jetën. Ajo ishte shumë e ëmbël dhe të gjithë e donin atë”. 21 Media