Ushtaraku Kërkon të Qeverisë Drenasin

Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën ka marrë pjesë në të gjitha formacionet ushtarake të krijuara në Kosovë para dhe gjatë luftës ndërsa tani pretendon të marrë udhëheqjen e Komunës së Drenasit.

Bashkëshortja e Xhemajlit, Rrushe Hyseni në debatpernime tregoi për profesionet e tij para përfshirjes në politikë dhe tani gjatë kandidaturës.

“Fillimisht ka punuar si arsimtar, pastar drejtor i shkollës. Ka shërbyer si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas luftës ka qenë pjestar i TMK-së, gjithashtu është antarësu edhe në FSK ku punon edhe sot”, tha Hyseni.

Hyseni nuk ka specifikuar të gjithë pasurinë familjare që e posedojnë përveq se kanë një veturë Pasat.

Sipas gruas të tij, Xhemajlaj pëlqen ushqimet tradicionale ndërkaq drekat jashtë shtëpisë i paguan burri.