Trepça ’89 dhe Prishtina në ankth
19.6.2017 - 11:46
Skuadrat sot mësojnë kundërshtarët në garat evropiane
Kampionia e Kosovës, Trepça ’89 dhe Prishtina sot do të mësojnë kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve përkatësisht në Europa League.
Dy skuadrat e njohura, për herë të parë në historinë e futbollit tonë, do të përfaqësojnë Kosovën në dy ligat e mëdha evropiane.
Sot në orën 12:00 do të tërhiqet shorti për kualifikimet e Ligës së Kampionëve, short në të cilin do të jenë edhe “Minatorët”, kurse, një orë më vonë tërhiqet shorti në Europa League, ku Prishtina do të mësojë kundërshtarin e parë në këtë garë masovike evropiane./21 Media