Tottenham tregon forcën mposhtë Manchester Cityn

Tottenham e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 1-0,  në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Mundësinë më të mirë në 45 minutëshin e parë e kishte Manchester City me sulmuesin argjentinas Sergio Agueron në minutën e 13’, i cili e humbi penalltinë.

Në pjesën e dytë vendasit e gjetën golin e fitores në minutën e 78’ me Son Heung- Min.

Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën tjetër me 17 prill.