Shqipëria në grup të vështirë për kualifikimet e 'EURO 2020' (Foto)

Sot është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e “Euro 2020”, në Dublin të Irlandës, dhe fati deshi që Shqipëria ta ketë përballë kampionin e botës, Francën.

Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit H, ku përveç Francës, do të ketë kundërshtar të vështirë si Islandën e Turqinë. Ndërsa kundërshtarë më të lehtë priten të jenë Moldavia e Andorra.

Ndeshjet e para për kualifikimet e “EURO 2020”, do të luhen më 21 deri më 23 mars, ndërsa ndeshjet e dyta nga 24 marsi deri më 26 mars.