Shorti i 'Euro 2020', Shqipëria dhe Kosova mund të luajnë përballë njëra-tjetrës

Kosova falë fitores se djeshme ndaj Azerbajxhanit, mund ta kërkoj kualifikimin për “Euro 2020”, edhe përmes Ligës së Kombeve, por edhe përmes kualifikimeve të “Euro 2020”.

Shorti i “Euro 2020”, do të mbahet me 2 dhjetor.

Kosova është në vazon e pestë, ndërsa Shqipëria një vazo më të lartë.

Por, interesantja është se mund të përballemi me Shqipërinë, një short të tillë ndoshta nuk e duan asnjëra kombëtare, por në ndeshje zyrtare gjithçka mund të ndodhë.

Kosova nuk mund të luajë në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnja Hercegovinën, për shkak të problemeve politike.

Kualifikueset e “Euro 2020” do të kenë 10 grupe.

Rregulli i njohur është që dy ekipet e para kualifikohen direkt, ndërsa ekipi i tretë luan në play-off.

4 ekipet fituese të Ligës A do të kenë grup me 5 ekipe, ky një rregull i ri i përcaktuar nga UEFA.

Ndërsa të gjitha grupet e tjera do të jenë me 6 ekipe.

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.

Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.


Vazoja e gjashtë
: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.