Shakohoxha e konfirmon, Hysaj do të luaj me interin në sezonin e ardhshëm

Mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj duket se i ka ditët e numëruara te skuadra e Napolit.

Hysaj në sezonin e fundit nuk ka qenë i kënaqur me minutazhën që iu është dhënë dhe më herët ka deklaruar se është kohë që ai të largohet nga Napoli.

Pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Moldavicë, komentatori i futbollit në Shqipëri, Dritan Shakohoxha ka thënë se tashmë Hysaj ka vendosur për të ardhmen e tij.

AI ka shtuar se mbrojtësi i Shqipërisë, në sezonin e ri do të jetë lojtarë i Interit.

“Hysaj është diplomat i madh, por ai do të luajë me Interin sezonin tjetër. Ka mbaruar gjithçka, madje ka firmosur edhe kontratën”. “Ka zgjedhur edhe shtëpinë ku do të jetë tani afër Milanos. Pra janë mbyllur të gjitha, thjesht janë disa gjëra që duhet të fshehen, por Hysaj ka firmosur me Interin”, ka shkruar thënë Shakohoxha.

Elseid Hysaj iu bashkua Napolit në vitin 2015 nga Empoli për 4.5 milionë euro.