United dëshiron transferimin e Elseid Hysajt

Manchester United është duke shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptarë ka bërë të ditur se të ndërroj ambient në afatin kalimtar të verës dhe për të kanë shprehur interesim shumë skuadra.

Gazetari italian Gianluca Di Marzio, raporton se Manchester United dëshiron transferimin e shqiptarit në “Old Trafford”.

Elseid Hysaj në Napoli u transferua në vitin 2015-të nga Empoli, mirëpo prej largimit të Sarrit nga klubi nuk i ka pasur minutat e dëshirueshëm në fushën e lojës dhe e dëshiron largimin.