Giuffredi: Hysaj në janar mund të largohet nga Napoli

Mbrojtësit shqiptar Elseid Hysajt, nuk është duke i ecur sezoni mirë, ashtu siç e ka planifikuar nën udhëheqjen e trajnerit Carlo Ancelotti, pasi shpesh herë po qëndron në bankën e rezërvë, duke mos u inkuadruar në lojë.

E për çështjen e Hysajt, se a do të qëndroj, apo do të largohet nga Napoli, ka treguar agjenti i tij Mario Giuffredi.

Giuffredi i ka thënë gazetarve italianë, se Hysaj mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit në drejtim të Chelseas.

Ai është shprehur i nervozuar edhe me tifozët napolitan të cilët kanë filluar të mos e pëlqejnë më shqiptarin Hysaj.

“Në Champios League Ancelotti ka zgjedhur të luajë me Maksimoviç, por është zgjedhje që duhet mirëkuptuar, nuk ka polemika me trajnerin. Megjithatë, nuk mund të thuhet se Hysaj u bë mediokër papritur. Do të shohim nëse është koha e duhur për kontratën. Ka një klauzolë dhe Hysaj mund të largohet, në janar apo në qershor. Në Napolin e quajnë lojtar skacro, por ata duhet të pyesin pse ky lojtar është në qendër të merkatos?! Do të duhet të shkojë Hysaj te Chelsea, që ata zbulojnë se nuk është kaq keq”-ka thënë Giuffredi.

Elseid Hysaj, erdhi tek Napoli së bashku me trajnerin Maurizio Sarri, nga skuadra e Empolit, e me largimin e Sarrit nga Napoli, duket se as Hysaj nuk po gjen rehati.