Ruani nga Dielli Nëse Keni Këto Probleme Shëndetësore

 

Ndonëse thuhet se dielli i bën mirë lëkurës, rrezet UV mund të acarojnë disa lloj sëmundjesh lëkure.

Ja, cilat janë ato:

Ekzema: Tharja e lëkurës është një nga simptomat kryesore të ekzemës, kështu që dielli do të përkeqësoje më shumë situatën. Duhet patjetër një hidratim sa më i mirë.

Njollat kafe në fytyrë: Kjo gjendje ndodh më shpesh gjatë shtatzënisë, por edhe nga ekspozimi në diell. Nëse nuk do të mbroheni, situata mund të rëndohet.

Njollat e pleqërisë: Këto janë shenja dhe njolla të pigmentuara që shkaktohen nga stimulimi i madh i melanociteve, qelizat përgjegjëse që i japin ngjyrë lëkurës suaj. Dielli mund t’i shtoj edhe më shumë ato.

 Herpesi labial: Edhe pse herpesi labial shkaktohet nga një virus, ekspozimi në diell do ta acarojë gjendjen dhe puçrra mund të zmadhohet akoma më shumë.