Foto: Juventus/Twitter

Ronaldo: 1000 për qind mbetem në Juventus

Juventus sot arriti ta mposhtë Fiorentinen me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A, dhe u shpallur kampion për të tetin vit radhazi.

Padyshim që kontribuesi më i madh në këtë sukses të Juvnetusit ishte Cristiano Ronaldo.

Pas eliminimit nga Ajaxi, shumë media kanë shkruar se Ronaldo mund të largohet nga Juventusi, por vet portugezi i ka qetësuar tifozët duke thënë se do të qëndroj te ‘Bianconerët’.

‘’Jam i lumtur për sezonin tim të parë. Champions League? Do ta provojmë sërish vitin tjetër. 1000% do të mbetem në Juventus’’, ka thënë Ronaldo për ‘Sky Sport’, pas ndeshjes.