Real Madrid rikthehet te fitorja me golat e Benzemas (Foto)

Real Madrid është rikthyer te fitorja, pas humbjes ndaj Valenicas në mesjavë, duke e mposhtur Eibarin me rezultat 2-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Eibari në minuën e 39’ me Cardonan.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve.

Në pjesën e dytë në fushë u paraqit një Real më ndryshe se në të parën.

Madrilenët e barazuan rezultatin në minutën e 59‘ me Karim Benzeman.

Për golin e fitores përsëri shënoi Benzema në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Real Madrid mbetet në vendin e tretë me 60 pikë.