Real Madrid dhe Barcelona me mbështetje të plotë për Casillasin (FOTO)

Portieri legjendar spanjoll Iker Casillas, sot ka pësuar sulm në zemër në qendrën stërvitore të Portos, ku është dërguar menjëherë në spital për trajnim.

Gjendja e portierit 37-vjeçar tani është stabile dhe e ka kaluar rrezikun e lartë sipas gazetave spanjolle.

Real Madrid dhe Barcelona, kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke i dhënë mbështetje të plotë spanjollit.

Në komunikatën e Real Madridit, thuhet se e presin të rikthehet sa më shpejtë Casillasin më të fortë të gjithë madrilenet në Spanjë dhe me gjerë.

Po ashtu edhe Barcelona, i ka dëshiruar shërim të shpejtë ish-portierit të Real Madridit.

 

 

 

 

Casillas pëson sulm në zemër