Iker Casillas del nga spitali

Ish- portieri i Real Madridit dhe portieri aktual i ekipit të Portos, Iker Casillas është liruar nga spitali pas një sulmi në zemër që pësoi të mërkurën gjatë trajnimit të ekipit të tij.

“Gjëja më e rëndësishme është të jesh këtu”, u tha 37 vjeçari gazetarëve.

“Pak ditë më parë kam kaluar nëpër një situatë të vështirë, diçka që mund të ndodhë në çdo moment të jetës, por për fat të mirë jam mirë. Jam mirënjohës dhe ndjej se jam shumë me fat”, tha tutje ai.

Gjithashtu, ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë reaguar pas sulmit që përjetoi ai.

Ai u shpreh se nuk e di ende si do të jetë e ardhmja e tij në futboll.

“Nuk e di se çfarë do të jetë e ardhmja, por gjëja më e rëndësishme është të jem këtu, të jem në gjendje të flas dhe të transmetoj tek të gjithë se si jam dhe si ndihem”, raporton BBC.

Casillas ka qenë pjesë e Kombëtares së Spanjës për dy vite sa edhe është shpallur kjo kombëtare fituese e Kupës së Botës.

Ndërsa, pasi u bashkua me Porton në vitin 2015, ai fitoi titullin portugez sezonin e kaluar.