Casillas lajmërohet nga spitali, tregon gjendjen e tij

Portieri spanjoll i Portos, Iker Casillas, i cili sot pësoi sulm në zemër gjatë stërvitjeve, është lajmëruar nga spitali.

Casillas ka shkruar në rrjetet sociale se kishte frike, por tani është mirë.

“Çdo gjë është nën kontroll, një frikë e madhe, por më i fortë se kurrë. Falënderim i madh për gjithë për gjitha mesazhet dhe dashurinë e treguar”, ka shkruar Casillas.