Foto: CNN/PAWAN KUMAR/REUTERS

Qyteti indian theu rekordin me 300 mijë llampa të ndezura për Festivalin e Dritave

Qyteti indian i veriut, Ayodhya theu rekordin botëror të Guinness duke ndezur më shumë se 300 mijë llamba në anë të argjilës në prag të festivalit indian ‘Diwali’, i njohur edhe si Festivali i Dritave.

301.152 llampa janë ndezur njëkohësisht për pesë minuta në brigjet e lumit Sarayu, i cili kalon nëpër qytetin e shenjtë të Ayodhya në Uttar Pradesh, duke thyer një rekord të vitit 2016 të mbajtur nga një shtet fqinj.

Guinness konfirmoi rekordin për CNN dhe tha se kjo tejkalonte rekordin e mëparshëm prej 150,009 llambave të ndezura në Haryana më 23 shtator 2016.

Ngjarja në Ayodhya u ndoq nga zonja e parë e Koresë Jugore, Kim Jung-sook, e cila është në një vizitë katër-ditore në Indi dhe Uttar Pradesh.

Vendi i Azisë Lindore ka një lidhje historike me qytetin për shkak të një legjende koreane e cila tregon se si një princeshë nga Ayodhya udhëtoi për në Kore dhe u martua me mbretin korean Suro në vitin 48 të erës sonë, thuhet në deklaratë.

Kryeministrja Yogi Adityanath mori pjesë në ngjarjen ku pati edhe shfaqje kulturore nga artistë laotian, rus, indian dhe nga Trinidadi.

Hindutë – shumica në Indi – tradicionalisht besojnë se Ayodhya është vendlindja e Zotit Rama, një nga hyjnitë më të respektuara të besimit. Ayodhya është një nga shtatë qytetet e shenjta të hinduve.

Foto: CNN/PAWAN KUMAR/REUTERS