PSG e turpëron Guingampin, ia shënon 9 gola (Foto)

Paris Saint-Germain e ka mposhtur Guingampin me rezultat të thellë prej 9-0, në kuadër të xhiros së 20-të në Ligue A.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0.

Golashënues në pjesën e parë ishin Neymar në minutën e 11’, Mbappe me dy gola në minutat 37’, 45’.

Pjesa e dytë ishte fantastike për PSG-jen, pasi i shënuan edhe 6 gola.

Edison Cavani i shënoi tre gola në minutat 59’, 66’, 75’.

Neymar e shënoi një në minutën e 68’.

Nga një gol e shënuan edhe Mbappe dhe Meunier.

Pas kësaj fitore PSG, pozicionet në vendin e parë me 53 pikë.

Në këtë ndeshje Edison Cavani dhe Kylian Mbappe, shënuan Hat-rick.