Sonte luhen dy ndeshje tjera në Champions League

Sonte me fillim prej orës 21:00 luhen dy ndeshje tjera në kuadër të Champions League.

Paris Saint-Germain do ta presë në “Parkun e Princave” Manchester United, ku ndeshjen e parë parisienët e fituan me rezultat 0-2 në Old Trafford, me golat e Kimpembe dhe Mbappe.

Ndërsa ndeshja tjetër do të zhvillohet në “Estadio de Dragao” ku Porto pret Romën, pasi ndeshjen e parë romakët e fituan 2-1 në “Olimpico”.

“Djajtë e Kuq” do ta kenë shumë të vështirë kualifikimin, pas rezultatit të ndeshjes së parë, ku për të shkuar më tej i duhet vetëm fitorja me tre gola epërsi. Por me formën e treguar nën udhëheqjen e trajnerit Solsjkaer, Man Utd mund edhe t’i befasojë parisienët.

Parisi e ka shumë më të lehtë kualifikimin pasi shënuan dy gola në udhëtim, dhe do t’i kryente punë edhe barazimi për të kaluar në çerekfinale të garës. Me yjet si Mbappe, Cavani apo Di Maria, ata janë favoritët për t’u kualifikuar.

Në anën tjetër, portugezëve të Portos i duhet fitorja prej 2 golave epërsi për t’u kualifikuar. Ndërsa  Romës i konvenon çfarëdo barazimi në këtë ndeshje, dhe në njëfarë mënyre është favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale, pas fitores 2-1 në shtëpi.