PSG dëshiron transferimin e De Geas

Manchester United mund të mbes pa portierin David De Gea.

Po ashtu edhe Paris Saint- Germain, ka mbetur pa portierin Gianluigi Buffon i cili dje e konfirmoi largimin nga skuadra franceze.

Sipas gazetës spanjolle “ESPN FC”, PSG-ja është duke menduar për portierin e Manchester Unitedit David De Gea.

David De Gea e ka vetëm një vit kontratë me Unitedin dhe negociatat për vazhdimin e kontratës me klubin anglezë janë tejzgjatur. Prandaj PSG-ja dëshiron që ta shfrytëzoj këtë rast dhe të nënshkruaj me De Gean.

Trajneri i Manchester Unitedit Ole Gunnas Solskjaer, ka theksuar se është i hapur që në sezonin e ardhshëm numri një në portën e Unitedit mund të jetë Sergio Romero.

Kjo deklaratë e Solskjaer ka lën të nënkuptoj se De Gea mund të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’.

De Gea u transferua në Manchester United nga Atletico Madrid në verën e vitit 2011.